
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka lavdëruar Qeverinë Kurti për propozimin e Nora Visoka-Weller për shefe të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Greqi.
Ai ka bërë me dije se ky është vendimi më i mirë i Qeverisë Kurti në këtë mandat qeverisës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Visoka-Weller e meriton të jetë ministre e jashtme e Kosovës.
“Nëse Nora Visoka – Weller është rekomanduar që të emërohet shefe e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Greqi, mbase ky është vendimi më i mìrë në gati pesë vite qeverisje të Albin Kurtit. Vendim edhe më i mirë do ishte pozita e Ministres së Punëve të Jashtme për znj. Visoka-Ëeller.”, ka shkruar Miftaraj.