Mbrojtësi kuqezi Enea Mihaj nuk do të luajë në ndeshjet e kombëtares ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Emri i tij mungonte në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Silvinjo.
Por në një reagim në rrjetet sociale, Mihaj ka zbuluar arsyet e mungesës së tij, për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e fundit.
Megjithatë, ai i uron fat shokëve të ekipit duke u shprehur i sigurt për të përmbushur objektivin e kualifikimit në Euro 2024.
“Fatkeqësisht, për shkak të një dëmtimi të lehtë në ditët e fundit, nuk mund të bëhem pjesë e ndeshjeve të ardhshme me Kombëtaren kuqezi.
Kjo më trishtoi, por unë e di që djemtë do të japim gjithçka për të arritur synimin tonë dhe të jemi në “EURO 2024″. Shumë fat djema”, ka thënë ai.