Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar takimin e organizuar nga LDK-ja me gazetarë dhe analistë në kuadër të nismës së njohur si “Rruga e Tretë”.
Sipas Mihalit, çdo rrugë pa kryeministrin e Kosovës të dërgon ose te presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ose të sjellë rrotull nëpër Ballkan.
“Çdo rrugë pa Kryeministrin e Kosovës të dërgon ose tek Vuçiçi ose të sjellë rrotull nëpër Ballkan, siç do i bie rrotull Kryeministri i Shqipërisë ditët në vijim.” – shkroi ajo.
Ndryshe, shumë zyrtarë të VV-së e kanë kritikuar nismën e LDK-së.