Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Mikeshat e Heidi Baçit kundra lidhjes së saj me aktorin Romeo Veshaj, çfarë ndodhi në Itali që preku çiftin në “Big Brother”

Lidhja e Romeos dhe e Heidit është parë me skepticizëm edhe nga publiku, përveçse nga banorët që janë brenda në shtëpi. Teksa në çdo spektakël komentohet ky raport, tashmë edhe nga jashtë shtëpisë kanë nisur të vijnë mesazhe për Heidin.

Një dron ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother” javën e shkuar, ku edhe ka trazuar sërish çiftin. Në këtë dron kishte një mesazh në të cilin shkruhej “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”.

Ky dron erdhi pasi çiftit iu dhurua një suitë si dhuratë dhe Romeo nuk qëndronte me Heidin aty brenda, por dilte jashtë me banorët e tjerë, për këtë gjë edhe u kritikua shumë. Heidi shprehej vazhdimisht që nuk po ndikohej nga droni, por në disa video të transmetuara ajo shihet tejet e shqetësuar. Pas kësaj situate të shumtë ishin ata që ngritën dyshime se kush mund ta kishte dërguar një dron të tillë, sa edhe vetë Romeo Veshaj është shprehur se ia ka nisur produksioni.

Po ashtu, një prej ish-banorëve të BBV, Jetmir Salaj, aludohej se mund të kishte porositur dronin për të përçarë çiftin. I ftuar në “Fun Club” ishte edhe i piloti i BBVA, i cili tregoi që këtë dron e kishte dërguar një vajzë nga Italia, duke shuar aludimet që këtë dron mund ta kishte dërguar Jetmiri.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çiftit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin”, – tregoi piloti.

Dhe nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, ka qenë pikërisht një prej mikeshave të Heidit, që ka dërguar një dron të tillë. Duket se për mikesha e saj, historia me Massimiliannon që ndodhi në “Grande Fratello” po përsëritet. Sipas tyre, Romeo është maskilist si dhe fals, ndaj edhe një mesazh të tillë, këtë herë kanë vendosur që t’ia dërgojnë mikeshës së tyre.

Ndonëse publikisht, asnjëra nuk ka pranuar të flasë, tashmë e kanë të vulosur idenë që ato kanë krijuar për të dashurin e ri të mikeshës së tyre. Por teksa situata mes mikeshave duket e nderë për këtë lidhje, familjarët e Heidit e kanë pranuar tashmë. Babai i Heidit ende nuk ka pasur asnjë takim me familjarët e Romeos, madje as edhe një bisedë telefoni, ndërkaq që mamaja është treguar e gatshme që të vendosë një raport me Romeon, duke treguar kështu edhe mirëkupttimin që ka për lidhjen e së bijës.

Sakaq, Genti, baba i Heidit, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim, duke na bërë të mendojmë se ndoshta as këtë herë ai nuk është dakord me zgjedhjen e së bijës, ashtu si ndodhi edhe në tetor, kur Heidi ishte pjesë e “Big Brother” italian. Megjithatë, duket e afërt dita, kur familjet edhe do të takohen. Babai i Heidit, një natyrë disi më serioz se bashkëshortja e tij, pritet që në javët në vijim të futet në lojën e “Big Brother”, për të inkurajuar të bijën në këtë rrugëtim.

Ka qenë pikërisht Donaldi, ai që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke vendosur dhe kontakt me nënën e Heidit, duke formalizuar disi lidhjen e dashurisë që dy të rinjtë kanë ndërtuar brenda “Big Brother”. Nga ana tjetër, familjarët e Romeos duket se e kanë mirëpritur këtë lidhje. Fakt ky që u pa edhe kur të dy prindërit e aktorit u fut në shtëpinë e “Big Brother” dhe takuan fillimisht Heidin. Ishte nëna e Romeos, që dhe shprehu publikisht mbështetjen e saj për këtë çift.

“Dasma na pëlqeu shumë. Heidi një super nuse, por edhe Romeo një yll”, ishte komenti i nënës së Romeos për dasmën. Sakaq, edhe mami i Heidit gjatë telefonatës që pati me të bijën, javë më parë u shpreh e mbëshet në këtë rrugëtim të sajin, por zgjodhi mos të komentonte lidhjen e saj me Romeon. “Zemër të kam parë të stresuar këto ditë të ka ikur buzëqeshja fare, ti je vajzë e zgjuar intuita të dërgon gjithmonë tek e drejta, ne jemi shumë krenar me ty, ne të shohim 24/7”, – u shpreh ajo në telefonatën që “Big Brother” i mundësoi.

Prania e prindërve të Romeos në shtëpi ka evidentuar edhe ftohtësinë që Heidi tregoi ndaj tyre. E diskutuar edhe gjatë spektaklit, Heidi u shpreh se është në natyrën e saj kjo sjellje, fakt që nuk u prit dhe shumë mirë nga Romeo. Edhe Romeo ka kërkuar që Heidi të jetë më e afërt me prindërit e tij, ndërsa modelja ka theksuar se nuk do të jetojë me familjen e aktorit. Diskutimi mes tyre vijoi edhe në spektakël. Sipas Romeos, mes tyre ka ndryshime mentaliteti, por dashuria është e njëjtë. Lidhur me faktin se nuk mbante mend as emrat e prindërve të aktorit, Heidi u shpreh se “nuk iu kujtua për momentin”.

“Jemi të ndryshëm në mënyrën si i mendojmë ca gjëra, jemi të ngjashëm në mënyrën si duhemi. S’di çfarë të them. Mendoj se është problematike sa kohë nuk mundohemi ‘të veshim këpucët e tjetrit’. Unë jam shumë tradicional, ia kuptoj mentalitetin Heidit. Duke toleruar, mendoj se mund të gjendet gjuha e përbashkët”, u shpreh aktori.

“Kemi ndryshime, më pengon që unë vihem më shumë në vendin e tij se sa ai në timin. Unë do bëj maksimumin të mbaj këtë gjë, por dua të bëj pak zhurmë që ai të më dëgjojë. Kam gabuar ca gjëra që janë të vogla. Unë e ndiej veten që me gjërat serioze mbaj mend, por me datat s’mbaj mend. Kam harruar edhe ditëlindjen time. Nuk më erdhi në atë moment. Është krijuar ideja që unë jam njeri i akullt, kur nuk është kështu”, u shpreh më tej Heidi. Heidi ka pasur mundësinë ta lërë), për të dhënë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5”, surprizë që e fitoi pas shtypjes së pulsantit.