Gazetari Milaim Zeka ka publikuar në rrjetin social Facebook dy foto të ministres së Jashtme së Kosovës Donika Gërvalla me ish-diktatorin Enver Hoxha kur ajo ka qenë fëmijë.
Zeka shoqëron fotot me një paralelizim të tërthortë të Albin Kurtit me Enver Hoxhën dhe duke insinuar në të njëjtën kohë bindjet komuniste të Gërvallës, e cila vetë në disa raste është shprehur si anti-komuniste.
“Donika Gervalla, dikur afër shokut Enver, sot afër Albin Kurtit”, shkruan Milaim Zeka në Facebook.