Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, deklaroi se së fundmi kanë ngritur një shqetësim meqë kanë siguruar informacione nga një burim i mirë informuar lidhur me sulmin terrorist që kishte ndodhur me 2 nëntor 2020 në Vjenë.
Për emisionin Kosova Today ai u shpreh se aty ishin të përfshirë pesë qytetarë serbë të komunitetit mysliman të cilët jetojnë në Serbi, por që të njëjtit kanë mbetur jashtë perimetrit të kërkimit të tyre sepse sipas këtij burimi, në fakt edhe sulmi ishte bërë dy ditë para se siç ishte planifikuar.
“Sipas këtij burimi, këta pesë qytetarë serbë të komunitetit mysliman janë në ndikim të drejtpërdrejtë nga Milan Radoiçiqi dhe besohet se i njëjti kishte angazhuar për llogaritë e shërbimeve sekrete ruse dhe serbe për të organizuar fillimisht rekrutimin e qytetarëve të ndryshëm në organizata terroriste, siç ishte ISIS, dhe më pas edhe për të organizuar sulmin terrorist”.
“Ajo që mund të them është se kryesisht personat të cilët janë angazhuar, janë nga komuniteti boshnjak dhe shqiptar, e veçanërisht shqiptarë, me ç’rast edhe Kujtim Fejzullahi, person i cili ishte vrarë nga policia austriake, konkretisht nga një polic shqiptar që punonte për policinë austriake, ishte angazhuar për të kryer veprën terroriste dhe ishte vrarë në momentin kur ishte duke e kryer këtë vepër”, deklaroi Elezi.