Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq pasi ka votuar në zgjedhjet parlamentare, ka deklaruar se pasi të përfundon procesi i votimit, do t’i jap mandat atij që vendosin qytetarët, duke shpresuar se Qeveria do të formohet në mënyrë të shpejt dhe efikase.
Sipas tij, emri i të mandatuarit për kryeministër varet nga rezultati i zgjedhjeve të sotme.
“Unë do të bëj detyrën time kushtetuese, do të bëj konsultime dhe pas konsultimeve, natyrisht do të nominoj, do t’i jap mandati mandatarit të ri. Dhe atë që thashë, këtu do të veçoja pikërisht këto emërime në drejtësi, që janë ekskluzivisht diku në kompetencë të Kuvendit të Malit të Zi, nga procesi i formimit të qeverisë”.
“Mendoj se Kuvendi i Malit të Zi do të duhej të fillonte menjëherë pas verifikimit të mandatit të deputetëve dhe deputeteve, të filloj konsultimet dhe diku së bashku me mua që e kam nisur atë proces, shumë shpejt të emërojmë edhe prokurorin suprem të shtetit dhe anëtarin e 7 të Gjykatës Kushtetuese dhe tre anëtarë të Këshillit Gjyqësor, që si shoqëri me këta pesë emra të bëjmë një hap të fuqishëm përpara, në rrugën tonë evropiane, dhe mendoj se do të përfaqësonte diku dhe një hap të mirë drejt mbylljes së një numri të madh kapitujsh të negociatave deri në fund të këtij viti. Mendoj se kjo është diçka për të cilën angazhohen të gjitha partitë politike në Mal të Zi”, tha ai.
Sa i përket formimit të qeverisë, ai tha se shpreson që qeveria të formohet në mënyrë të shpejt, shkruan KP.
“Shpresoj që qeveria të formohet në mënyrë të shpejtë dhe efikase, mendoj se është diku dhe nevoja e qytetarëve në përputhje me zgjedhjen e vullnetit të qytetarët dhe se qeveria duhet të vazhdojë sigurisht rrugën e reformave në disa fusha edhe ta përshpejtoj, këtu kam parasysh para së gjithash përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, sundimin e ligjit në Malin e Zi dhe përshpejtimin e rrugës sonë Evropiane”, ka thënë ai.
Tags: kuvendiMali i Zizgjedhjet parlamentare