Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, u pyet për investimet kapitale në Pressing në T7, që cilësohen si të pakta.
Gjatë diskutimit të kësaj teme, ajo tha se vitin e kaluar kanë mbetur rreth 30 milionë euro të pashpenzuara dhe jo 700 milionë siç ka deklaruar opozita, sipas saj.
“Ka qenë, vitin e kaluar, opozita ka deklaru që janë deri 700 milionë teprica, qeveria i shpenzon mjetet sipas faturave të projekteve të cilat janë në proces dhe në fund të vitit të gjithë e dinë që shumica e projekteve dhe raporteve të punës të cilat dërgohen për t’u paguar, ndodhin në muajin tetor-nëntor, në fund të vitit nuk ka pasur diku as 30 milionë të pashpenzuara në vitin 2022”, u shpreh ajo.
Tutje, ajo tha se LVV ndër vite ka kritiku formën e shpenzimit të mjeteve nga buxheti i shteteve për ndërtimin e autostradave.
“Nuk ka qenë LVV kundër ndërtimit, por kundër formës së financimit me buxhet të drejtpërdrejtë”, shtoi ajo.