Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Minatorët e “Trepçës” ankohen se nuk i kanë marrë pagat: Marrëveshja u shkel nga ata që e negociuan

 
   

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” është ankuar të premten se pagat e tyre nuk kanë dalë as pas datës 24 nëntor.

Në reagimin për media thuhet se marrëveshja e arritur me Bordin javë më parë “është thyer nga ata që e negociuan”.

“Ku e lamë, e ku na mbeti…! Edhe pas datës 24 nuk është realizuar paga e minatorëve të Trepçës së Kosovës. Marrëveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga Bordi dhe deputetët negociatorë, minatorët kërkojnë t’i përmbahen marrëveshjes”, thuhet në komunikatë.

Sipas sindikatës, minatorët janë tradhtuar nga Bordi dhe deputetët.

“Minatorët janë të tradhtuar. Marrëveshja është thyer nga ata që e negociuan”.