Greva e minatorëve në minierën e “Trepçës” po vazhdon, ku ata sot kanë hyrë në ditën e gjashtë të saj.
Disa prej tyre kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se gjendja e minatorëve është e rënduar.
“Gjendja është shumë e rënduar. Ka 24 persona që po kërkojnë ndihmë”, është shprehur ai.