Janë bërë disa ditë që kur minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë.
Teksa disave prej tyre u është përkeqësuar gjendja shëndetësore, të tjerë janë duke qëndruar stoikë në vendimin e tyre për grevë.
Kërkesat e minatorëve janë bërë tashmë të qarta, përfshirë kushtet më të mira të punës, implementim të plotë të pagave si dhe ndërrim të bordit menaxhues.
Vendimi më i fundit i tyre është që kastës së politikës t’i ndalohen vizitat në minierë.
Më poshtë video nga vendi i ngjarjes: