Minatori i “Trepçës”, Sami Peci, ka marrë fjalën para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, duke kërkuar plotësimin e kushteve të minatorëve.
Peci ka thënë se kushtet e tyre janë kërkesa tejet sociale dhe që mund të përmbushen.
Ai gjithashtu kërkuar nga deputetët që të mos i përziejnë me politikë.
“Shpëtona jetën tonë. Leni inatet mes vete sepse minutat janë në pyetje. Hajdeni me neve kemi me shku prej këtu deri në minierë. Bëne grupin sa më shpejtë ju kisha lutë sepse situata është shumë e rënduar”, është shprehur ai nën lotë.