
Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë sot do të vizitojnë pikëkalimin kufitarë në Vermicë.
Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
“Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, do të vizitojnë pikën e përbashkët të kalimit kufitarë në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Verimicë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, vizita do të fillojë në ora 13:00.