Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Beogradit besë nuk i zihet

 
   

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova nuk duhet t’i zë besë Serbisë.

Siç deklaroi Sveçla, Policia e Kosovës është jashtëzakonisht vigjilente për të siguruar rend dhe ligj në veri, dhe se është e përgatitur për çfarëdo situate.

“Beogradit besë nuk i zihet. Ne jemi koshientë për këtë. Jemi jashtëzakonis

“Ne kemi mjaftusehëm forca policore që të garantojnë qetësi, siguri, për të gjithë qytetarët që jetojnë atje, por edhe rend dhe ligj dhe kushtetutshmëri. Ju garantoj se kemi mjaftueshëm personel të angazhuar atje”.

Tutje, Sveçla ka folur edhe për disa akuza që thotë se po rëndojnë mbi ta, lidhur me ligjshmërinë e Policisë së Kosovës.

“Kam dëgju akuza morbide dërguar policisë, drejtuar Ministrisë, drejtuar Qeverisë se ne po imitojmë Millosheviqin, po sillemi si ai atje. Këto vinë kryesisht nga pala serbe, fatkeqësisht kam dëgju edhe nga eksponentë të ndryshëm politikë apo mediatikë.”

Nëse është ashtu, Policia e Kosovës sa serbë ka vrarë? Sa shpi ka djegur? Sa gra ka dhunuar? Sa burra ka dhunuar? Sa shpi ka djegur? Sa ka plagosur?”, ka pyetur ai.