Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministri i jashtëm italian: Kosova t’i respektojë zotimet që i ka bërë me Evropën

 
   

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i jashtëm i Italisë, ka thënë se Kosova duhet t’i respektojë zotimet që i ka bërë me Evropën në raport me Serbinë.

Antonio Tajani, këto komente i bëri gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Serbisë Millosh Vuçeviq në Trieste.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ritheksoj se Prishtina duhet t’i respektojë zotimet që ka bërë me Evropën, veçanërisht në lidhje me komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës dhe janë komunitete serbe. Pra, zotimet e marra duhet të respektohen në çdo rast”, deklaroi Tajani.

“Ribashkimi i Ballkanit me Evropën është një prioritet për qeverinë italiane dhe të gjitha qeveritë e BE-së”, tha ministri i jashtëm italian Tajani në Forumin e sotëm të Biznesit Itali-Serbi në Trieste.