Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke iu referuar “takimit të dështuar” të së enjtes në Bruksel, tha se edhe pas tij situata është e tensionuar në terren, që sipas tij populli serb është i ekspozuar ndaj presionit.
Vuçeviq është deklaruar për media serbe se menjëherë pas takimit ka pasur incidente.
“Incidentet filluan menjëherë. Dy të rinj serbë janë rrahur në Graçanicë. Kurti është gati për çdo gjë. Shqiptarët vetëm do të provokojnë konflikt dhe qëllimi i Kurtit është ta pastrojë Kosovën nga serbët”, tha ai.
Pas takimit të së enjtes, i cili përfundoi pa marrëveshje, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për kompromis dhe se ka insistuar në njohje de- facto, derisa Vuçiq po./teve1.info/
Tags: Millosh VuçeviqMinistria e Mbrojtjes në SerbiTakimi ne Bruksel