Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se se rreziku për kërcënime të reja në veri të vendit ekziston ende përderisa Serbia përgjatë kufirit me Kosovën mbanë baza operacionale.
“Gjithmonë gjasat ekzistojnë përderisa Republika e Serbisë mbanë përgjatë kufirit tonë 48 baza operacionale, gjithmonë prezenca e tyre në kufirin e vendit tonë është një kërcënim i vazhdueshëm.
Kështu që e vlerësoj që ky kërcënim mund të shmanget dhe evitohet rikthimi i këtyre bazave në bazat e tyre të përhershme në brendësi të Serbisë”, tha Maqedonci.
I pyetur se kur Forca e Sigurisë së Kosovës mund të jetë në pjesën veriore bashkë me Forcat e KFORI-it, Maqedonci tha se në rastin e pjesës veriore duhet pasur një koordinim paraprak me KFOR-in.
“Ne kemi një zotim që është nënshkruar në vitin 2013 që duhet një koordinim paraprak me KFOR-in para se të zbarkojmë për të kryer operacione të ndryshme atje”, tha Maqedonci teksa shtoi se “në rast të rrezikut apo kërcënimit nga jashtë ne jemi të gatshëm të mbështesim KFOR-in”.
Maqedonci, tutje tha se kur forcat serbe u afruan në afërsisë të territorit të Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me zyrtarët në Bruksel, por veçanërisht me komandantin e KFOR-it.
Maqedonci ndër tjera shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës ka një rritje të jashtëzakonshme të furnizimit me armatim./21Media/