Transformimi nga komunat urbane në ato të gjelbra, zhvillimi ekonomik lokal, kohezioni social dhe bashkëpunimi në iniciativat transnacionale, kanë qenë temat të cilat ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po i shtjellon në Lisbonë në takim me personalitet të Portugalisë.
Vizitën zyrtare, ministri Krasniqi e ka filluar në takim nga ministren e Kohezionit Territorial të Portugalisë, Ana Abrunhosa. Kjo e fundit ka falënderuar ministrin Krasniqi për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.
Po ashtu, ministri Krasniqi, e ka ftuar ministren Abrunhosa në konferencën ”City to City Diplomacy” e cila do të organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila synon të bashkojmë komunat nga vende të ndryshe në një konferencë e cila organizohet për herën e parë në këtë format.
Në fund të takimit, dy ministrat janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.