Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministri Krasniqi: Rruga Kijevë – Zahaq po bëhet

 
   

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se rruga Kijevë – Zahaq po bëhet dhe ka filluar punimi i saj.

Kështu tha Krasniqi në një postim në Facebook.

Ndër të tjera ai tha se qeveria ka anuluar projektin paraprak që ka kushtuar 240 milionë euro, e po realizon projektin që i kursen buxhetit të shtetit 150 milionë euro.

Po ashtu ministri tha se në muajin maj do të bëhet hapja e procesit për tenderim për rrugën Dollc-Zahaq.

“Edhe një tjetër investim nga Qeveria Kurti për Pejën: Rruga Kijevë-Zahaq po bëhet. Sot filloi segmenti Kijevë-Dollc me ç’rast inaguruam fillimin e punimeve bashkë me Kryeministrin Kurti, Ministrin Aliu dhe zëvëndësministrat Durmishi dhe Kelmendi”, ka shkruar Krasnqi.

“Kemi anuluar projektin paraprak që kushtonte 240 milionë euro, dhe Qeveria jonë po realizon punimet duke kursyer buxhetin e shtetit për 150 milionë euro”.

“Shërbimet infrastrukturore dhe planifikimet e duhura për zgjerimin e kësaj rruge nacionale që lidh edhe Kryeqytetin me pjesën perëndimore do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të kësaj zone dhe lëvizje të qytetarëve duke afruar banorët e përmirësuar mirëqenien e tyre”.

“Ndërsa, në muajin maj do të bëhet hapja e procesit për tenderim për rrugën Dollc-Zahaq. Urime të gjithë banorëve dhe e gëzofshi rrugën e re!”.