Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci po pret në takim ministrin e ri të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu.
Ai u prit me ceremoni ushtarake.
Pas takimit dy ministrat do të mbajnë konferencë për media.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë u prit në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.