Armatosja intensive e shteteve të Ballkanit gjatë muajve të fundit ka ngjallur polemika në rajon, duke rritur shqetësimet për mundësinë e një konflikti të ri.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, theksoi se armatimi i Serbisë përbën një paralajmërim serioz për të gjitha vendet e Ballkanit.
Ai theksoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm i Serbisë me Rusinë tregon se nuk ka asnjë shenjë shkëputjeje nga ky aleat.
Maqedonci bëri thirrje për një vëmendje të shtuar dhe një reagim nga ndërkombëtarët për të parandaluar një eskalim të mundshëm të tensioneve në rajon.
“Kemi qenë shumë herë dëshmitarë që Serbia ka iniciuar luftëra në Ballkanin Perëndimor kur ka vlerësuar që është e përgatitur ushtarakisht. Përderisa nuk ka pasur Serbia ende ndonjë dëshirë për të qenë pjesë e NATO-s apo të rregullojë marrëdhëniet me shtetin fqinj, shtetin e Kosovës, me njiohjen e saj, shtija e armëve në këtë fazë për Serbinë është një gjë që duhet konsideruar nga vendet anëtare të NATO-s. Nuk janë vërejtur elemente që Serbia të ketë një shkëputje nga Rusia, ka vazhduar bashkëpunimin me të. Kjo po na kthen në situate në të kaluarën kur ka pasur masakra si ajo e Sebrenicës. Sa herë është toleruar Serbia, ajo ka vepruar,” –tha Maqedonci.