Nenad Rashiq, ministër për komunitete dhe kthim, ka thënë se është viktima e parë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës pasi I janë anuluar disa takime në Bruksel.
Për këtë ka njoftuar në Twitter, Gerald Knaus, i cili ka treguar se Rashiq pati takime më 19 qershor për të diskutuar për mbështetjen ndaj pakicës serbe.
Por takimet i janë anuluar, pikërisht shkak i sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, ku përfshihet edhe mos-pjesëmarrja e zyrtarëve kosovarë në takime.
”Absurditet Sanksionet e BE-së kundër Kosovës. Viktima e parë: 🇽🇰 Ministri serb Nenad Rasic, i cili pati takime në Bruksel më 19 qershor për të diskutuar mbështetjen për pakicën serbe me zyrtarët e BE-së“, ka shkruar ai.
Në këtë video, Rashiq tregon për mënyrën sesi i janë anuluar takimet, duke thënë se është viktima e parë
”Emri im është Nenad Rashiq, jam ministër për komunitete dhe kthim komuniteteve më Qeverinë e Kosovës. Unë jam viktima e parë e sanksioneve të BE-së. Ne kishikm për të diskutuar për mbështetjen e minoriteve të serbeve”, ka thënë ndër tjerash Rashiq.
Bashkimi Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të situatës në Veriun e Kosovës.
Absurdity
EU sanctions against Kosovo.
First victim: 🇽🇰 Serb minister Nenad Rasic, who had meetings in Brussels on 19 June to discuss support for Serb minority with EU officials.
Meetings were then cancelled by EU!?@ExtSpoxEU @MiRo_SPD @ToniHofreiter @aliciakearns pic.twitter.com/wtpGF8gdLA
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) August 14, 2023