Ministrja e Punëve të Brendshme në Serbi, Bratisllav Gashiq, ka thënë se e dinë se kush e ka vrarë politikanin kosovar Olliver Ivanoviq dhe se për një gjë të tillë kanë edhe disa prova.
Gashiq që po përballet me presion të madh në Serbi për shkak të vrasjeve masive që ndodhën në këtë vend, foli pak më gjerësisht në lidhje me vrasjen që kishte tronditur Kosovën.
“E dimë saktësisht se kush është vrasësi”, u shpreh Gashiq në fjalën e tij në Kuvendin e Serbisë, raporton Nova.
“E dimë se kush është vrasësi dhe iu kemi kërkuar autoriteteve gjermane, nën proteksionin e të cilave është ai person për momentin, që të na ofrojnë informacione. Ne kemi fotografi nga Aeroporti i Tiranës, kur ai zbret, kur hyn në Prishtinë, fotografi kur futet në banesë. Kemi bërë kërkesë të vazhdueshme te partnerët që të na japin imazhe satelitore”, vazhdoi tutje ai.
Më pas, Gashiq iu tha deputetëve serbë se “askush prej jush nuk e kishte më mik Oliver Ivanoviqin se sa Aleksandër Vuçiqi dhe Bata Gashiqi.”
Ai pretendoi edhe se si Vuçiq ishte kujdesur për familjen e tij kur Ivanoviqi ndodhej në burg.