Ministri i brendshëm serb, Bratislav Gashiq ka deklaruar se nuk është e vërtetë që kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka ndërruar vendbanim dhe tani jeton në Novi Sad.
Ai tha këtë duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Partisë Popullore, Borislav Novakoviq, nëse është e vërtetë se Rakiq ka vendbanim në Novi Sad dhe se “është shqetësuese që Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq kanë ardhur të jetojnë me të në Novi Sad”.
“A është ai kryetar i Listës Serbe apo i Listës Novi Sad?
“A e zhvendosi veten dhe familjen e tij në Novi Sad dhe a la njerëzit në mëshirën e Kurtit,” pyeti Novaković.