Sot bëhen 7 vjet që kur aktivistiti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari është vrarë në burg.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka kujtuar Deharin.
Ai ka thënë se mungesa e tij te ne është e madhe, duke shtuar se edhe zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij po na e rëndon dhimbjen.
“Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 7 vite pa shokun e bashkëaktivistin tonë Astrit Dehari.
Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët.
Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme.
Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme.
Drejtësi për Astritin.