Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se nuk ka më pritje në Radioterapi.
Ai ka njoftuar se në muajin gusht është instaluar akseleratori i ri.
Postimi në Facebook:
Nuk ka listë të pritjes në Radioterapi
📍Në fund të muajit Gusht u instalua akseleratori i ri. Tani lista e pritjes për radioterapi është zero.
Përgëzova stafin e Klinikës së Onkologjisë për punën e përkushtimin e treguar.
📍Po vijojmë me investime të reja në onkologji.
📍Do dyfishojmë kapacitetet për pacientët.