Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla thotë se kjo ministri ka zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike nga website i vet.
Ajo thekson se veç Glauk Konjufca figuron në historikun e ish-ministrave të jashtëm.
“E papranueshme se si Ministria e Jashtme paska zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve, njoftimeve e qendrimeve zyrtare nga website i MPJD!!! Madje në historikun e ish-ministrave të jashtëm figuron vetëm ish Ministri Konjufca! Sinqerisht e pakuptimtë dhe joserioze!”, shkruan ajo