Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministria e Shëndetësisë anulon listën e çmimeve të barnave

 
   

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për anulimin e listës së çmimeve të barnave. Për këtë gjë ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia, ka thënë se anulimi është bërë për shkak se i ka vërejtur disa probleme në këtë listë.

Ai ka thënë se lista nuk ka qenë përfundimtare.

“Ka pas një listë e cila është dërguar, ka pas një komision i cili ka punuar me çmimet e këtyre listave, ka pas një afat ankese të vazhdueshme për t’u ankuar për këtë listë dhe në momentin e parë që unë i kam vërejtur disa probleme të tilla në listë kam kërkuar nga komisioni që të fillojë me procedura për anulim bashkë me komisionin e ankesave, pastaj i cili i ka verifikuar tamam të qëlluara këto ankesa, ka propozuar që të anulohet, pastaj me kërkesën time edhe është anuluar kjo listë dhe tani komisioni gabimet teknike të vogla, gjëra të tilla që kanë ndodhur herën e parë, tash është duke i përmirësuar dhe është ka bëhet lista e re”, ka thënë Vitia.