Ministrja e Jashtme e Japonisë, Kamikawa Yōko do të vizitojë Kosovën këtë muaj, në kuadër të një turneu në rajon.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Ministrisë së Jashtme të Japonisë.
Kjo është vizita e parë e një ministreje të jashtme të këtij shteti në Kosovë që nga pavarësia.
Në fakt ministrja Yoko do të jetë për një turne në rajon.
Ajo përveç në Kosovë do të jetë për vizitë edhe në Itali, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi.
Yoko do të jetë në Ballkan nga 15 deri më 21 korrik.