Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministrja Hajdari sot mban konferencë për media

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot do të mbajë konferencë për media.

MINT nuk bën të ditura arsyet e konferencës, por ditët e fundit kjo ministri ka qenë temë debati në mediat e Kosovës, për shkak të pezullimit të certifikatës së biznesit të ‘Klan Kosovës’.

Ndryshe, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka themeluar Komisionin për riverifikim të dosjeve të bizneseve të regjistruara, në veçanti të atyre me dokumente të dyshimta me emërtime antikushtetuese.

Sipas njoftimit që e ka bërë ministrja Rozeta Hajdari në Facebook, mes 660 dosjeve të rishqyrtuara, 48 sosh kanë rezultuar me emërtime kundërkushtetuese, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Menjëherë pas pranimit të raportit të Komisionit, ARBK ka filluar  hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve, në mes të 48 prej tyre me emërtime antikushtetuese”, ka shkruar Hajdari.