Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministrja Haxhiu flet për vrasjen e 18 vjeҫarit: Pamjet qe u publikuan nuk mund të jenë…

 
   

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në një postim të saj në facebook ka komentuar rastin e vrasjses së 18 vjeҫarit Lulzim Fejzullahu.

Ajo shkruan se kjo ngjarje ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve.

Haxhiu shkruan më tutje se ‘sikur ky lajm të mos mjaftonte, disa media publikuan edhe pamjet brutale të këtij akti, pamje të cilat nuk mund të jenë të dobishme për askë veçse për Pokurorinë’.

Postimi i plotë:

Vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.

Është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme.

Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve.

Sikur ky lajm të mos mjaftonte, disa media publikuan edhe pamjet brutale të këtij akti, pamje të cilat nuk mund të jenë të dobishme për askë veçse për Pokurorinë.

Nga njëra anë mungesë e theksueshme e emisioneve edukative, emancipuese, dhe në anën tjetër me nxitim shpërndarje të pamjeve të dhunës e vrasjeve. Kjo nuk është në rregull dhe si e tillë nuk mund të pranohet.

Për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore.

I ndjeri Lulzimi, u prehtë në paqe!

Ngushëllime familjarëve dhe shoqërisë së tij!