Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministrja Haxhiu: Liridona u vra nga tre burra/ Ka një mesazh për familjarët e Liridonës

 
   

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim të saj në Facebook sërish ka folur për vrasjen e 30 vjeҫares, Liridona Ademaj.

Ajo shkruan se Gratë për Vetëvendosje u dhanë lamtumirën e fundit asaj, duke ndezur qirinjë në shenjë kujtimi për të.

Haxhiu shkruan se institucionet nuk do të qëndrojnë të qetë dhe të angazhohen që edhe më shumë që krime të tilla të mos ndodhin asnjëherë më.

Ajo shkruan tutje se Liridona u vra sepse ishte grua, u vra nga tre burra që ishin bashkë në planifikim, organizim dhe ekzekutim të këtij akti makabër.

Postimi i plotë:

Në ditën kur i dhamë lamtumirën e fundit të ndjerës, Liridona Ademaj, Gratë për VETËVENDSOJE!, ndezën qirinj në shenjë kujtimi për të.

Liridona le të pushojë e qetë në vendin ku lindi por ne si shoqëri dhe si institucione nuk do të qëndrojmë të qetë dhe do të angazhohemi edhe më shumë që krime të tilla të mos ndodhin asnjëherë më. Krimi i rëndë, vrasja mizore e Liridonës, është alarm për të gjithë ne, alarm që nuk duhet të ndalet derisa vajzat dhe gratë nuk trajtohen me dinjitet, shtypen, dhunohen, e vriten.

Liridona është viktimë e femicidit, Liridona u vra sepse ishte grua. Liridona u vra nga tre burra që ishin bashkë në planifikim, organizim dhe ekzekutim të këtij akti makabër.

Drejtësia është domosdoshmëri dhe kërkesë e secilit qytetar që bashkëndjenë për këtë rast. Është kërkesë edhe e jona. Liridonës iu mohua e drejta e jetës.

Dënimi nga sistemi i drejtësisë presim që të jetë maksimal.

Duke shprehur ngushëllime për familjen dhe ngushëllime për të gjitha gratë e Kosovës, ju siguroj që po angazhohemi maksimalisht dhe se lufta ndaj dhunës me bazë gjinore, dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe femicidit janë prioritet i yni i përditshëm.