![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/ministrja-haxhiu-mburret-me-kurtin-i-ben-foto-gjate-fjalimit-e-buzeqesh_647ad7d086f01.png?resize=850%2C414&ssl=1)
Diskutimi i nisur në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së ditës së djeshme nuk shkoi pa debate mes partisë në pushtet dhe opozitës.
Kërkesa e Kurtit për bashkëpunim me opozitën për arrestimin e qytetarëve që sipas tij janë pjesë e grupeve kriminale në veri, iu kthye mbrapshtë nga liderët e partive LDK dhe PDK.
Teksa Kurti po replikonte me Abdixhikun e Krasniqin, vëmendjen e mori ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo shihet plot zell teksa e xhiron Kurtin kur debaton, madje e njëjta edhe buzëqesh kohë pas kohe.