Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministrja Haxhiu priti në takim Asistent Sekretaren e Përgjithshme të UNDP-së, Ivana Zhivkoviq

 
   

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Asistent Sekretaren e Përgjithshme, Asistent Administratore e UNDP-së, Drejtore Rajonale për Evropë dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, Ivana Zhivkoviq.

Gjatë këtij takimi, Haxhiu ka listuar disa nga rezultatet e deritanishme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Republikës së Kosovës të cilat kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi dhe Sundimin e Ligjit, Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Adresimin e Krimeve të Luftës si dhe adresimin e Dhunës në Familje dhe asaj me bazë gjinore mes tjerash.

“Për disa prej këtyre nismave, ministrja Haxhiu gjithashtu falënderoi UNDP-në, për mbështetjen profesionale kryesisht përmes ekspertëve për disa nga nismat kryesore si Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, paketen ligjore Anti-korrupsion, Ligjin për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale dhe Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022 – 2026”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Marrë parasysh bashkëpunimin me rezultate, të dyja palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në proceset e reformuese të cilat për qëllim kanë forcimin e sundimit të ligjit mes tjerash.