Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministrja Nagavci i përgjigjet paralajmërimit për grevë nga Rrahman Jasharaj

 
   

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është përgjigjur në paralajmërimet e Sindikatës së Arsimit se mund të ketë grevë në shtator.

Ajo ka thënë se këto deklarata janë të përvitshme.

Sipas Nagavcit, nuk ka as nevojë e as arsye për grevë.

Deklarata të përvitshme, e ta vazhdueshme. Konsideroj që nuk ka as kohë e as nevojë e as arsye për grevë. Zv/ministri është takuar me kryetarin e SBAShK-ut. Kemi komunikim të vazhdueshëm, edhe me shkolla e mësimdhënës. I marrim me seriozitet brengat, shqetësimet. Nëse flasim për tekste e mjete shkollore, reflektimi i shumicës së mësimdhënësve ka qenë se kjo është metodë e duhur”, tha ajo.