Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

MINT do t’i subvencionoj ndërmarrjet me 1 milion euro për blerjen e makinerive

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka ftuar Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) të aplikojnë për përkrahje financiare përmes shpalljes së thirrjes publike për subvencionim për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese.

Sipas njoftimit të MINT-it, përkrahja financiare e ofruar nga MINT/KIESA kap vlerën totale prej 1 milion dhe ka për qëllim zvogëlimin e deficitit tregtar përmes rritjes së kapaciteteve prodhuese të Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVNM), rritjen e investimeve, rritjen e eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Granti do të ndahet në tri lot-e, si në vijim: Loti 1 – Ndërmarrjet Mikro (të punësuar deri në 9 punëtorë), Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 400,000.00€, Loti 2 – Ndërmarrjet e Vogla (të punësuar 10 deri në 49 punëtorë), Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 400,000.00€, Loti 3 – Ndërmarrjet e Mesme (të punësuar 50 deri në 249 punëtorë) Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 200,000.00€”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu sipas MINT-it një Ndërmarrje Mikro, me të punësuar deri në 9 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 20 mijë euro, ndwrsa Ndërmarrjet e Vogla, me të punësuar deri 49 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 35 mijë euro dhe Ndërmarrjet e Mesme, deri 249 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 50 mijë euro”-shkruan në njoftimin zyrtar.