Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ua ka shfuqizuar certifikatat e edhe 15 bizneseve të tjera. Në mesin e tyre janë edhe “Devolli Group”, “Vitaland” dhe “GLOBOSOS SH.P.K”, që janë në pronësi të Blerim Devollit.
Biznesi “Vitaland” është i regjistruar në emër të vajzës së tij, Jona Devolli. Blerim Devolli ka hise edhe në biznesin “The Bussines Club”, të cilit i është shfuqizuar certifikata poashtu.
Sipas njoftimit të MINT, “shoqëritë tregtare gjatë regjistrimit të tyre kanë dorëzuar dokumente me përmbajtje në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.”
“Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija,”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj”, thuhet në njoftim.
Ministria ka paralajmëruar se “shfuqizimi i certifikatave të shoqërive tregtare, që janë identifikuar me shkelje të njëjta apo të ngjashme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.”
Vendimi për heqjen e këtyre 15 certifikatave vjen disa javë pasi në mënyrë arbitrare me një vendim të ngjashëm, MINT sulmoi median Klan Kosova. Rasti tani është në Gjykatën Komerciale.
Lista e bizneseve që u është shfuqizuar certifikata:
-BOMEK SH.P.K.
-LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C )
-MAP SH.P.K.
-MTS D.O.O.
-NDERTIMI FI 6285 92 SH.A-
THE BUSINESS CLUB L.L.C
-LIRIAN CARS L.L.C
-BUS SOFTËARE SH.P.K
-GLOBOSOS SH.P.K
-AGENCY S&E SH.P.K
-DEVOLLI GROUP SH.P.K
-VITALAND LL.C
-BEYOND SH.P.K
-ELBA PARTNERS L.L.C
-PITE KATUNI SH.P.K