Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Minxhozi, shpallet anëtar nderi i historianëve të Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, i ka akorduar titullin anëtar nderi ambasadorit të Shqipërisë në largim Qemal Minxhozi, për kontributin e dhënë në bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe përkrahjes së aktiviteteve të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan”.

Ky titull Minxhozi i është dhënë me rastin e përfundimit të mandatit të tij si ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Historianët e Deçanit falënderojnë ambasadorin Minxhozi për bashkëpunimin për këto 9 vjet të shërbimit të tij në Kosovë dhe i janë mirënjohës për angazhimet e tij.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, uron Petrit Malajn si ambasador të ri të Shqipërisë në Kosovës, për çka presin bashkëpunim sikur me ish-ambasadorët Lauka e Minxhozi, njofton Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.