Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Miq me ishin? Debat në studio, modeli: Çunat nuk mund të kenë shoqe të ngushta!

A është e mundur të mbetesh mik/mikeshë me ishin? Kjo ishte një ndër temat që u diskutuan sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Për të diskutuar rreth kësaj çështje në studio biseduan modeli i Instagramit, Aldo Dashi dhe influencerja Marsela Maksuti.

Ata shtjelluan botëkuptimet e tyre për secilën gjini. Sipas Aldos është e pamundur që ishi të bëhet shok, ndërsa për Marselën kjo gjë është e mundur.

Ajo tha se mban raporte me ishin e saj dhe se herë pas here diskuton me atë përmes mesaheve lidhur me zhvillimet e jetës së tyre.

Në studio pati përplasje mendimesh mes dy të ftuarve. Marsela tha se meshkujt janë qeniet më të pashëndetshme emocionalisht dhe se nuk dinë të menaxhojnë ndjenjat e tyre. Sigurisht kjo deklaratë u kundërshtua nga Aldo.

Pjesë nga diskutimi:

Aldo: Trauma varet gjithmonë kush është ai që ka iniciuar traumën. Ai që del i pari nga raporti nuk ka trauma. Ne kërkojmë ndarjen kur vajza ka kryer një veprim ndoshta të pafalshëm, tradhtia. Përveç fizikes, tradhti për mua është thjesht fakti që mund të flasë me dikë tjetër, ose ta mendojë si akt si veprim.

Marsela: Çunat heqin dorë kur nuk janë emocionalisht të disponueshëm nuk janë gati që ti hapn zemrën një femre.

Aldo: Kur mashkulli i hap zemrën një vajzë, atëherë vajza largohet.

Marsela: Nuk mund të kesh besim të verbër te askush.

Aldo: Atehere si te kesh marrëdhenie të shendetshme nëse nuk i dorëzohesh dikujt vulnerabël.

Marsela: Kur rritesh dhe vjen një moshë e caktuar nuk mund të dashurosh vetëm me zemër..

A mbani kontakt me ishin?

Marsela: Po. Kontakti që mbaj me ishin është vetëm me mesazhe, duke u përshendetur çfarë ka ndodhur në jetën tënde…nuk mund ta quash shok. Ne gjithmonë do mendojmë për njerëzit që na kanë dhuruar momente të bukura në jetë.

Aldo: Çdo kontakt që bën me ishin, ti tregon se kërkon të kruhesh, pra kërkon të krijosh situatë. Meshkujt janë meshkuj , nga ferma një shok i ngushtë shihet si shok i ngushtë, nga ana e mashkullit nuk shihet kështu. Meshkujt nuk mund të kenë shoqe të ngushta.

Marsela: Meshkujt janë qeniet më të pashëndetshme emocionalisht./vizionplus.tv/