Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Miratimi i raportit për Kosovën në KiE, Begaj: Arritje e merituar

Ditën e sotme Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokraci i Asamblese Parlamentare te Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, ku rekomandohet pranimi, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e këtij organizmi ndërkombëtar.

Lidhur me këtë hap pozitiv të Kosovës ka reaguar President i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i cili shprehet se kjo është një arritje e merituar dhe se dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standarteve evropiane.

“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standarteve evropiane”, ka shkruar Begaj./teve1.info/