1
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua formimi i Komisionit për narkotikët.
Me të gjitha votat për, u miratua propozimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili u shpreh se ky komision, përveç detyrave të përcaktuara nga Ligji për barna narkotike dhe substanca psikotrope, ka rol kyç për koordinimin e aktiviteteve të ministrive dhe subjekteve të tjera të kyçura në zbatimin e strategjisë për kontroll të narkotikëve dhe evitimin e keqpërdorimit të narkotikëve në vend.
“Ky komision do të ndërmarrë veprime parandaluese që kanë për qëllim informimin publik për pasojat e keqpërdorimit të narkotikëve, propozon hartimin e politikave dhe mekanizmave të tjerë të veprimit, të cilat do të ndikojnë në adresimin e problematikës së keqpërdorimit të narkotikëve në nivel vendi”, u shpreh Vitia.