Me përkrahjen e Këshillit të Evropës, partnërve vendorë dhe ndërkombëtarë është miratuar Plani Zhvillimor Strategjik i Shërbimit Korrektues të Kosovës 2023-2027.
Lajmin e ka dhënë drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.
“Sot mora mbështetjen e Ministrës së Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe gatishmërinë e saj për të shtyer përpara të gjitha projektet e përfshira në këtë strategji”, ka deklaruar Dibrani.