Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mirëmbrama, tungjatjeta: Pse Hisen Berisha nuk ia kthehu hiç Kërqukit?

 
   

Në emisionin e fundit të debatit Pressing, temë diskutimi ishte “Pushteti i VV’së dhe UÇK’ja’. Por një fjali e autorit të emisionit, gazetarit Leonard Kërquki, për PDK-në, ka bërë që deputeti i kësaj partie të mos ia kthente fare gazetarit, kur ky i fundit i shprehë mirëseardhje në emision.

“5, 6 dhe 7 marsi janë momente për të kujtuar sakrificën e Familjes Jashari dhe atë se ku kemi qenë ne si shqiptarë.

Zakonisht, politikanët kanë tentuar të përvetësojnë përvjetore, heronj apo edhe ushtri.

Nëse PDK dikur e kishte përvetësuar – kushtimisht po themi UÇK-në, ajo që shohim sot nga Vetëvendosje, nga pushteti actual, disi njëfarë përvetësimi të Familjes Jashari”, tha Kërquki.

Por, në momentin kur i uron mirëseardhje deputetit Berisha, ky i fundit nuk ia kthen fare.

“Sonte kam të ftuar deputetin e PDK-së, Hysen Berisha, Mirëmbrama zoti Berisha mirë se erdhe. Tungatëjeta”, thotë Kërquki.

Më pas, kur fillon emisioni, Berisha tregon se nuk ia ktheu fare përshëndetjen, shkaku i fjalisë “Nëse PDK dikur ka përvetësuar UÇK-në”.