Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Miroslav Lajçak bisedon me Besnik Bislimin, tregon për çka u pajtuan

 
   

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të mërkurën se ka biseduar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Lajçaku ka thënë se përmes një video konference që pati me Bislimin, janë pajtuar për vazhdim dhe hapa të mëtejshëm në dialog.

“Realizuam një video-konferencë të detajuar me Bislimin sot, për një listë të çështjeve të Dialogut. Ramë dakord për vazhdimin dhe hapat e mëtejshëm”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, të mërkurën ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke vazhduar.

Ai ka përmendur edhe përfaqësuesin e dialogut, Mirsolav Lajçak, duke potencuar se ai është duke udhëtuar në të dyja shtetet.