Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Misteri i vdekjes së 39-vjeçares, vajza e mitur bën rrëfimin prekës: Mami ishte në gjumë që mbrëmë

39-vjeçarja Marina Mertzani është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj në Patra, të premten e kaluar.

Sipas informacioneve të mediave greke, Mertzani dyshohet se nuk është ndjerë mirë pas ngrënies dhe me t’u ngritur nga tavolina, është mbështetur në karrige dhe ka rrëshqitur në tapetin që ndodhej në dhomë.

Raporti mjekësor përmend edemën pulmonare hemorragjike si shkakun e vdekjes, por vazhdojnë ende hetimet.

E trishtë nga kjo ngjarje është prania e vajzës së 39-vjeçares.

Vajza 4 vjeç sipas burimeve mësohet t’u ketë thënë hetuesve se “mamaja ishte në gjumë që në mbrëmje”, çka lihet të kuptohet se nuk e ka perceptuar faktin që mamaja e saj nuk jetonte më.