Më 30 prill të këtij viti, në stacionin policor në Rahovec një vajzë e re kishte raportuar se i kanë humbur kontaktet me nënën e saj.
Bëhet fjalë për zyrtaren policore në këtë qytet, Valdete Jakupi, për të cilën familjarët thonë se nuk kanë pasur kontakt me të që nga 29 prilli.
Hetuesit policor kanë nisur menjëherë hetimet, ku deri më tani kanë zbuluar disa informacione, të cilat Insajderi do i sjell në këtë shkrim.
Deri më tani autoritetet nuk kanë pasur ndonjë informatë se çka ka ndodhur me rastin në fjalë, por Insajderi merr vesh nga burimet e veta se e njëjta në mbrëmjen e së enjtes është parë duke kaluar kufirin me Slloveninë.
Sipas këtyre burimeve, e njëjta ka të afërm në Europë dhe pas largimit nga Kosova ka planifikuar të qëndrojë atje.
Sipas këtyre burimeve, pista që po ndiqet nga hetuesit e IPK-së është se e njëjta është larguar për çështje personale, e që nuk ndërlidhen me punën e saj si police e Kosovës.