Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mizat” përgjuese në Shqipëri, minidronë që fluturojnë për 2 orë”/ Çfarë po paralajmëron profesori Ervin Karamuço?

Profesori i njohur Ervin Karamuço, ka treguar se në Shqipëri tashmë kanë mbërritur ato që njihen si “mizat” e mëdha përgjuese.Ai sqaroi se këto pajisjet dron ngjasojë si miza të mëdha të zeza.

Teksa po ndante detaje mbi këto pajisje që edhe zhurmën e kanë si insekt, Karamuço tha se këto pajisje operojnë për dy orë dhe se komandohen nëpërmjet telekomandës.

“Kanë ardhur edhe në Shqipëri këto “mizat” përgjuese”. Quhen insekto-koper, ngjajnë si minidronë. Bëjnë zhurmën e insektit. Pajisjet përgjuese abonomi për të operuar 2 orë.

Kjo është e autorizuar nga gjykata, pra nuk ka cenim të drejtës. Kur fluturon, nuk kuptohet që është dron, por si një insekt. Komandimi bëhet nëpërmjet një telekomande”, tha Karamuço.