Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mjafton një fakt për ta qepur gojën!”/ Intervista e Berishës për mediat greke, shpërthen Braçe: Beleri është dënuar nga Greqia, por…

Një ditë pas publikimit të intervistës së Sali Berishës për median greke, ka reaguar deputeti i PS, Erion Braçe. Lidhur me deklaratën e Berishë, kur tha se dëshmitari kryesor kundër Fredi Belerit është paguar nga fondi sekret i policisë së shtetit, tha se kjo është një procedurë plotësisht ligjore.

Braçe tha se intervista e Berishës për median greke dhe deklaratat për të mbrojtur Fredi Belerin, ‘vijnë erë të tmerrshme’, ndërsa u ndal te masakra e Peshkëpisë.

Ai tha se Beleri është dënuar nga shteti grek, ndërsa shton se në kohën kur është kapur në makinën me armët që u përdorën në masakrën e Peshkëpisë, në kohë kur Berisha ishte President, nuk pati asnjë përpjekje për të zbardhur ngjarjen.

“Lexova intervistën e Berishës për mediat greke, për Fredi Belerin. Si mundet që një shqiptar të flas me këtë gjuhë, por në krahun tejtër, si munden ata që konsiderohen gazetarë të habiten dhe të shesin si “skup” deklarimet për instrumente krejt banal të përdorshëm nga mëngjesi deri në mbrëmje në Greqi. Nga policia, prokuroria dhe gjykata greke.

Veprimi i stimuluar për të cilin flet Berisha, është një procedurë krejt normale që bëhet nga prokurori i SPAK, i miratuar nga Gjykata Speciale.

Nuk ka asgjë këtu për të shkulur flokët dhe për të bërë ‘skup’ në mediat greke. E vetmja gjë që bën ‘skup’ fakti që Berisha përdor një gjë kaq elementare, një procedurë ligjore të mbështetura fort nga Prokurori dhe Gjykata për këtë rast. Nuk e shpëton dot Belerin Sali Berisha një gjë të tillë.

Si mundet, mjafton të lexosh vetëdeklarimin për dekriminalizimin të Belerit, për ta qepur gojë si shqiptar, por flasim një herë tjetër.

Ai rezulton i dënuar nga Greqia, i kapur në të njëjtën makinë ku banda që shkaktoi masakrën e Peshkëpisë, kur Berisha ishte president i vendit dhe komandanti i forcave të armatosura ishte me të.

Është dënuar për një vepër penale që të habit, por kurrë nuk u shpjegua se çfarë donte Beleri në makinën me armët që ishin përdorur në Peshkëpi.

Është fakt që në kohën kur Berisha ishte president dhe ndodhi ngjarja policia e shtetit nuk kanë bërë as përpjekjen më minimale. Edhe kur u arrestua Beleri me bandën, përsëri nuk u krye asnjë veprim procedurial nga këtej dhe andej për të zvbardhur ngjarjen.

Vjen erë, erë e tmerrshme, intervista e Berishës për median greke”, shprehet Erion Braçe.