Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes”, Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Ish-portieri gjerman, Georg Koch në një intervistë për gazetën gjermane Bild ka treguar se ka kancer në fazë terminale dhe se mjekët i kanë thënë se do të vdesë së shpejti.

Në maj të vitit të kaluar, gjermani u largua nga posti i trajnerit në ligën e tretë Viktoria Koln për arsye personale dhe tani ka treguar se është i sëmurë rëndë.

“Unë do të vdes, sëmundja është e pashërueshme. Mjekët më thanë një vit më parë se kisha gjashtë muaj jetë, por jam ende këtu”.

“Do të doja të shikoja një ndeshje më shumë të çdo klubi që kam. Ka ditë kur ndihem sikur mund të shkulja një pemë, pastaj eci me orë të tëra, dhe ka faza kur ndihem i mjerë dhe nuk ngrihem nga shtrati.Unë luftoj dhe nuk ankohem”, tha Koch për Bild.

Në karrierën e tij, Koch mbrojti për Rapid Vjenën, PSV Eindhoven, Energie Cottbus, Kaiserslautern dhe Fortuna nga Dusseldorf, për të cilin luajti 118 ndeshje dhe iu bashkua Dinamo Zagrebit në verën e vitit 2007 si lojtar i lirë.

Ai ishte vetëm një sezon në Maksimir, por gjermani u fut shumë shpejt në zemrat e tifozëve të Dinamo Zagreb për shkak të paraqitjeve fantastike, por edhe dha një deklaratë shumë interesante.

“Unë e dua këtë Maksimir. Kur futesh në stadium të vjen era futboll. Në tualet vje era djerse, tymi dhe djersët e brezave të panumërt që ndërtuan klubin”, ishte një nga thëniet më të famshme kur ai ishte anëtar i gjigantit kroat.