Mjekrra e meshkujve më shumë mikrobe se te qentë

Djema siç duket ka një problem të madh që lidhet me higjenën e qimeve të fytyrës ose mjekrës.

Sipas një studimi, ka më shumë mikrobe të fshehura në mjekrën mashkullore sesa në qimet e një qeni.

Klinika Zvicerane “Hirslanden” kreu një studim në të cilin u analizuan mjekrat e 18 meshkujve të moshës 18 deri në 76 vjeç dhe qimet (e qafës, për të qenë të saktë) të 30 qenve. Sasia e baktereve të gjetura në mjekrën e meshkujve ishte dukshëm më e lartë se ajo që gjendej tek siperfaqja me qime e qenve. Mund të duket e pabesueshme por ja që është kështu. Studimi u drejtua nga profesori Andreas Gutzeit, i cili doli në këtë përfundim: “Bazuar në këto rezultate, mund të themi se qentë janë më të pastër se burrat me mjekër”. Për ata që nuk e dinë ekziston edhe një “Front për lirinë e mjekrës”.

Themeluesi i saj quhet Keith Flett dhe u bashkua menjëherë nga disa tabloide britanike pasi u bë publik lajmi për higjenën e dobët që lidhej me mjekrën mashkullore. Flett tha edhe diçka tjetër të vërtetë: papastërtia është kudo, madje edhe në shumë pjesë të tjera të trupit të njeriut: “Nëse analizojmë flokët ose duart e njerëzve, unë mendoj se do të gjenim shumë gjëra të pakëndshme.”

Për më tepër, mbështetësi i “mjekrave të lira” thotë se studimet e këtij lloji ushqejnë atë fobi pak ose aspak të njohur por ekzistuese që quhet pogonophobia, ose ndryshe frikë nga mjekra. Ku të çojnë rezultatet e këtij studimi? Në një kthim të fytyrave të lëmuara? Shumë gra shpresojnë sinqerisht që mos jetë kështu. Në fytyrat e disa burrave mjekra duket vërtet shumë mirë. Duhet vetëm pak më shumë vëmendje për higjenën personale dhe, jemi të sigurt, mikrobet do të ulen.